Kaka mungon ndaj Valladolidit

Ylli brazilian i Real Madridit, Leite Kaka do të mungojë në ndeshjen kundër Real Valladolid, të dielën, për shkak të një lëndimi, ka njoftuar klubi nga La Liga të shtunën.
Kaka iu bashkua sulmuesit Karim Benzema, mesfushorit Royston Drenthe dhe mbrojtësit Pepe, në listën e futbollistëve të lënduar. Xabi Alonso dhe Marcelo janë kthyer në dispozicion pas mungesës në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, të mërkurën, për shkak të suspendimit. Reali është lider në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën (62).