E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, 80 milionë € përforcime

Juventus planifikon të shpenzojë 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Giampaolo Pazzini, Franck Ribery dhe Philippe Mexes janë objektivat kryesorë të gjigantit italian.

E përditshmja sportive italiane, Tuttosport, ka shkruar të shtunën se Bianconerët përgatiten të bëjnë shpenzime të mëdha për të paraqitur konkurrencë për Scudetto, sezonin e ardhshëm.

Emri më i madh në listën e objektivave është mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery. Juventus thuhet se është i interesuar edhe për sulmuesin e Sampdorias, Pazzini dhe mbrojtësin e Romës, Mexes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›