E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka "si do parat" e do Milanin

Leite Kaka ka pranuar që të marrë pagë më të vogël te Milani vetem e vetëm që të kthehet te kjo skuadër. Sipas mediave italiane, Kaka është pajtuar që të fitoj nga 6 milion euro në vit dhe se dëshiron që ti bashkohet Milanit në këtë javë.

Kaka fiton aktualisht 10 milion euro në sezon ndërsa rikthimi në Itali do të ishte edhe një mundësi në karrierën e tij. Silvio Berlusconi tha sot se rikthimi i Kakas në Milan është një ëndërr e tifozëve të kësj skuadre.''

"Ai është ende në zemrat tona. Shpresojmë që të kthehet për skuadrën dhe për tifozët" deklaroi Berlusconi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›