E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka rrëfen të vërtetën e tij: Zoti më tha: zgjidh Milanin

Kaka qëndron te Milani dhe rrëfen të gjithë të vërtetën e tij për refuzimin e superofertës së Mançester Sitit. "Ajo që më jep kënaqësi është se sa shumë më duan në Milano. Të gjithë më kanë ndihmuar të marr vendimin e duhur. Më në fund e mora". Nga zëri nuk dukej i lodhur. Ndoshta i bezdisur, por i kënaqur: "Unë nuk dua asgjë, vetëm të qëndroj me personat që më vlerësojnë dhe më duan të mirën. Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime dhe është krijuar një ide e gabuar për babanë tim. Ai nuk është i tillë. Nuk jam zënë kurrë me tim atë. E gjithë familja ime më ka mbështetur. Gruaja ime është treguar shumë e mirë me mua gjatë këtyre kohëve. Askush nuk më ka shtyrë të zgjedh njërën apo tjetrën skuadër. Në fund vendimin e kam marrë vetë, duke dëgjuar zemrën. Të gjitha mesazhet që më vinin, më thoshin: zgjidh me zemër. Dhe kështu ndodhi. Kjo është zgjedhja e zemrës". Këto ditë i përshkruan si të vështira: "kanë dalë fakte të tjera, gjoja unë dua të rinovoj kontratën, por nuk është e vërtetë. Unë nuk kam kërkuar asgjë, ka qenë gjithmonë Milani, ai që ma ka kërkuar. Dua të falënderoj Berluskonin, Galianin e Leonardo. S‘kam dëshirë të ndryshoj asgjë, dua vetëm të fitoj me Milanin". Të shumta kanë qenë emocionet. "Ndeshja me Fiorentinën nuk ishte si të zakonshmet. Në fund të saj, fëmijët më dhanë vizatimet e tyre, për të më thënë të qëndroj. Të gjithë donin të qëndroj dhe unë jam i kënaqur". Prezenca e Zotit është në mendimet e tij: "Rruga që Zoti zgjedh për ne nuk është gjithmonë ajo logjike. Më parë, Milani nuk i kishte dëgjuar asnjëherë ofertat që vinin. Kur më telefononin mua, unë u thosha ‘flisni me Milanin‘". Dhe Milani thoshte gjithmonë jo. Ndërsa kur erdhi Mançesteri, pranoi tratativat. Atëherë mendova: ndoshta kjo është shenja e Zotit, që më thoshte të shkoja te Siti, sepse ndoshta do të bëhet një skuadër e madhe. Jam lutur shumë gjatë këtyre ditëve, duke kërkuar rrugën e Zotit dhe në fund e gjeta. Falë Zotit, ajo ndaj Fiorentinës nuk ishte ndeshja e fundit, por ka qenë e paharrueshme. Në ‘San Siro‘ ishin të gjithë të emocionuar. Do të doja të shënoja një gol, sepse vërtet mund të kishte qenë i fundit te kuqezinjtë". Ai sqaron se ka pasur momente, në të cilat e ka menduar se duhet të shkojë te Siti: "Mendoja krizën globale dhe një ofertë e tillë besoj se ishte zgjedhja e duhur".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›