E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti: Presione politike pas refuzimit

Nuk ishte zgjedhje e zemrës. Por Milani iu përul presioneve politike dhe atyre të opinionit publik. Tashmë që transferimi i Kaka te Mançester Siti është "hedhur në erë", Gerri Kuk, presidenti ekzekutiv i klubit anglez, e drejton gishtin e akuzës drejt klubit italian: "Kishim arritur një marrëveshje konfidenciale disa javë më parë, por sipas meje Milani e shkeli. Pas tri apo katër takimesh, dukej qartë se Kaka ishte në shitje. Në takimin e fundit, u nxorën arsye që nuk mund të zgjidheshin, besoj se politika dhe presioni publik bënë të tyren, ndryshuan skenarin. Kaka ishte në shitje, por ne nuk mundëm kurrë të flisnim me lojtarin. Nëse e doni opinionin tim, Milani e izoloi, e blindoi, pasi ishte nën presionin politik dhe atë të opinionit publik. Ne tentuam të zhvillonin bisedimet më profesionale të mundshme, por Milani nuk e dëshironte këtë. Ata po mendonin thjesht për paratë. Mbi të gjitha babai i tij. Na futën në një dhomë, pa ushqime dhe pa pije. Kërkuam përfaqësuesin e lojtarit, por nuk dinin të na përgjigjeshin. Donin vetëm të dinin se sa do të paguanim për ta blerë. Vendosëm të mos hynim në detaje dhe nuk bëmë asnjë ofertë për lojtarin, por dje paratë ishin argumenti principal". Dhe Kuk tashmë duhet të përballet edhe me irritimin e Robinjos. Në fakt, lojtari brazilian, i zhgënjyer nga fundi i tratativave, ka lënë stërvitjen e skuadrës pas një sherri me trajnerin. "E gjitha ajo që unë di, tha Kuk, është se Robinjo nuk është më në qendrën sportive në Tenerife".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›