E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavija pa radhë pavarësisht fluksit, Policia Kufitare menaxhon normalisht lëvizjen

Edhe pse muaji gusht shënon kulmin e sezonit turistik veror dhe fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare mbetet i lartë, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës situata paraqitet e qetë, pa radhë dhe pa pritje të gjata. Shërbimet e Policisë Kufitare po përballojnë normalisht lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 7.448 shtetas, prej të cilëve 4.359 kanë hyrë në Shqipëri dhe 3.089 kanë dalë.

Po ashtu, janë përpunuar 2.326 automjete, me 1.289 në hyrje dhe 1.037 në dalje.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, 612 shtetas kanë hyrë në vend për qëllime turistike, duke dëshmuar se Kakavija vijon të mbetet një nga portat kryesore të hyrjes së vizitorëve gjatë sezonit veror.

Gazetare: E. Domeri      

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›