E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije, defekt në kompjuterat epalës greke, rradhë prej 2 km

GJIROKASTËR – Puna në pikën kufitare të Kakavijes është ndërprerë për rreth 1 për e gjysëm për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës greke.

Nga ndërprerja e punës është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh dhe këmbësorësh. Rradha e automjeteve për shkak të defektit ka shkuar rreth 2 kilometra.

Sipas një njoftimi të palës greke, po punohet për rregullimin e këtij defekti dhe pritet që shumë shpejt procesi i kalimit të emigrantëve të vazhdojë normalisht.

Kjo nuk është hera e parë që kompjuterat e palës greke pësojnë defekt. Probleme të tilla ndodhin gjithmonë gjatë stinës së verës kur fluksi i emigrantëve është i madh për shkak të kthimit të tyre pranë familjarëve.

Redaksia online

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›