Kakavije kapen 30 kg marijuane 2 te arrestuar

Rreth 30 kg lende narkotike e llojit marijuane u sekuestruan sot ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije. Policia beri te ditur se ka arrestuar Ilir Lalajn 35 vjec dhe Hekuran Mukajn 23 vjec te cilet po udhetonin me nje automjet tip Benz me targa greke ne bordin e te cilit u gjet nje sasi prej 30 kg lende narkotike e llojit marijuane.
Sipas policise ne piken doganore te Kakavijes Ilir Lalaj i cili drejtonte automjetin ka tentuar te korruptoje punonjesit e kesaj dogane duke u ofruar ryshfet ne kembim te shmangies se kontrollit te makines se tij.
Lenda narkotike eshte gjetur e fshehur ne pjese te ndryshme te automjetit. Droga e ndare ne 30 pjese dhe e mbeshtjelle me natriban ishte blere ne fier dhe kishte destinacion Selanikun.