Balla 8 vrasje ne dy dite Basha ka krijuar kushtet qe te lulezoje krimi

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla gjate nje konference shtypi foli ne lidhje me lidhje me ngjarjet e kronikes gjate javes qe po mbyllet duke theksuar se tete vrasje ndodhen vetem ne dy dite ne Shqiperi dhe nuk mund te ishte ndryshe po te kesh parasysh se minister i Brendshem eshte nje person i shpallur ne kerkim dy here nga drejtesia nje here per vjedhjen e 230 milione eurove dhe nje here per vrasjen e kater qytetareve te pafajshem.
Si mund ta luftoje krimin e organizuar nje shtet qe zevendesdrejtor te pergjithshem te policise ka nje individ te akuzuar jo vetem per eliminim fizik personi por edhe te implikuar ne skandalin me te madh korruptiv te koheve te fundit ate te naftes virxhin. Tete jete te humbura njerezish vetem ne dy ditet e fundit vetem per faj te Lulzim Bashes i cili si minister i Brendshem ka krijuar te gjitha kushtet qe te lulezoje krimi i organizuar trafiku korrupsioni vjedhjet dhe aksidentet rrugore. Lulzim Basha pati kurajen qe me 21 janar te urdheronte vrasjen e kater shqiptareve faji i vetem i te cileve ishte pse protestonin.
Balla tha se tashme shteti eshte njesuar me pushtetin dhe per kete fajin e ka Saliu. Ky pushtet qe ne 2009 vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine ne 21 Janar vrau per te vazhduar te vjedhe. Ky pushtet i Saliut dhe Lulit sot eshte njesuar me krimin kusarine matrapazlleqet dhe trafikun edhe per kete fajin nuk e ka askush tjeter vec Saliut.