Kakavijë, kapen sërish klandestinë
Policia kufitare në Kakavijë ka ndaluar sot 31 shtetas të huaj, afrikanë, marokenë dhe sirian të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas informacioneve mësohet se klandestinët, 23 meshkuj dhe 8 ferma kishin kalur nga Greqia përmes kufirit të gjelbërt.
Ditët e fundit është shënuar një dyndje e klandestinëve kryesisht nga vendet afrikane dhe Lindja e Mesme të cilët kalojnë ilegalisht kufirin e vendit tonë, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të Europës.
Vetëm ditën e djeshme, policia e Gjirokastrës ndaloi 15 shtetas të huaj nga Iraku, Siria dhe Somalia të cilët kishin hyrë ilegalisht në teritorin tonë.