Vlorë, bashkia vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje
Bashkia e Vlorës ka vijuar sot me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke u ndalur në zonën e Plazhit të Vjetër.
Aksioni drejtohet nga vetë kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika i cili ka theksuar se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje si dhe do të rishikohen të gjitha lejet që bien ndesh me planin urbanistik.
Ai ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim përgjatë gjithë bregdetit të Vlorës.
Më herët, Kryeministri i ardhshëm Edi Rama është shprehur se mazhoranca që do të marrë detyrën në muajin shtator do të prishë të gjitha ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të vendit.
Në një takim të zhvilluar ditë më parë me drejtuesit e pushtetit vendor, Rama u shpreh se gjendja alarmante duhet të marrë fund menjëherë duke prishur ndërtimet.