E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet me 14 kg hashash emigranti shqiptar

Kakavijë- Policia e Kakvijës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të makinës iu gjet 14 kilogramë drogë. Sipas policisë së Gjirokastrës mësohet se

Shtetasi i ndaluar është Minella Xhogu, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës, aktualisht emigrant në Athinë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Reno Laguna me targa greke MYB 7462, është konstatuar seposhtë kofanos së këtij automjeti kishte disa pako të mbështjella me letër natriban të futura në thas palsmasi”- thanë burimet policore.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor së bashku me Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku nga kqyrja e automjetit rezultoi se, në pjesën e motorit kishte 5 pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë.

“Në pjesën e poshtme në shasi kishte edhe 11 pako të tjera të njëjta me të parat dhe në përfundim të këqyrjes së automjetit u evidentuan gjithsej 16 pako , të cilat varionin nga 800 gramë deri në 1 kilogramë secila. Sasia e lëndës narkotike ishte rreth 14 kilogramë”-thanë të njëjtat burime.

Sipas policisë, i ndaluari ishte duke udhëtuar nga udhëtonte nga Vlora për në Athinë.

Nga ana e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Minella Xhogu, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndeve narkotike”, parashikuar nga neni283/a i Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›