Kakavijë, kapet me drogë 27-vjeçari
Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagranë një 27 vjeçar i cili po tranportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.
Mësohet se ditën e djeshme është arrestuar Jordo Thimjo nga Gjirokastra.
Arrestimi i tij u bë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në bagazhet e dorës në autobuzin e linjës Tiranë -Athinë, atj iu gjet 1.5 kilogramë marijuanë. Sasia e lëndës narktike ishte e presuar në formë çokollate
27- vjeçari udhëtonte për në Greqi pasi ishte emigrant dhe punonte atje. Në bazë të deklarimeve të tij lëndën narkotike e kishte blerë në Tiranë me shumën 400 Euro.
Mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë po vazhdon puna për kapjen e shtetasit që ia ka shitur lëndën narkotike.