Situata në Egjipt, qeveria evakuon shqiptarët
Pas situatës së rënduar nga protestat në Egjipt qeveria shqiptare ka dërguar në Kajro një avion për të bërë të mundur kthimin e stafit të ambasadës tonë në këtë shtet.
Në një deklaratë për shtyp Ministria e Brendshme thekson se 20 oficerë të Policisë së Shtetit ndodhen aktualisht në Egjipt për të kryer një trajnim në kuadër të programeve të trajnimit që zhvillohen rregullisht nga Policia e Shtetit në këtë vend.
“Për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situatës, Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, si dhe do t`u mundësojë evakuimin ditën e sotme rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt” thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë së brendshme udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm.