E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, ndalohen 40 klandestinë, mes tyre 5 gra dhe 3 fëmijë

KAKAVIJË- 40 emigrantë të huaj, mes të cilëve 5 femra dhe 3 fëmijë, u ndaluan sot në dy aksione të ndryshme, njoftoi policia kufitare e Gjirokastrës, në jug të vendit. Gjatë ndalimit të 40 klandestinëve u identifikua edhe një trafikant, tashmë i shpallur në kërkim.

"Emigrantët nga Sudani dhe Maroku u ndaluan rreth 7 kilometra në thellësi të territorit shqiptar. Ata po udhëtonin në fshehtësi, por u diktuan nga policia kufitare”, bënë të ditur burimet zyrtare falë mjeteve logjistike”, theksoi policia e Gjirokastrës.

Grupi i parë prej 12 personash u kap në Peshkepi, grupi i dytë i klandestinëve prej 14 personash u kap në Glin, ndërkohë që 14 klandestinë mes tyre 5 gra dhe 3 fëmijë u arrestuan në kufi.

Gjatë këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 430 emigrantë të huaj, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Tunizi, Siria dhe Palestina. Dyndja e klandestinëve ditët e fundit ka bërë që policia kufitare të forcojë kufirin jeshil. Klandestinët e përdorin vendin tonë kryesisht si vend transit për të kaluar më pas për në vende të tjera të Evropës.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›