Kakavije ne pranga nje 25-vjecar kapet me 13 kg marijuane
Ne autobusin e linjes Tirane-Athine policia e Kakavijes ka sekuestruar rreth 13 kg marijuane. Sipas burimeve zyrtare poseduesi i marijuanes eshte arrestuar ne flagrance dhe ndaj tij rendon vepra penale e trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike. I arrestuari eshte Erijon Trifoni 25 vjec emigrant ne Athine i cili kishte siguruar sasine e marijuanes dhe kishte zgjedhur te udhetonte me linjen e autobuzit nga Fieri drejt Athines. Levizjet e 25-vjecarit ishin diktuar nga Policia e Shtetit e cila ishte vene ne levizje per te bllokuar trafikun nderkombetar te marijuanes. Ngjarja ndodhi te premten rreth ores 2300 ne Kakavije kur mberriti autobuzi i cili transportonte marijuanen se bashku me disponuesin e saj. Sapo eshte afruar ne qendren e kontrollit fizik te mjeteve autobuzi eshte kontrolluar imtesisht nga sherbimet e Policise Kufitare perfshire edhe kontrollin e te gjitha cantave dhe valixheve qe ndodheshin ne bagazhin e tij dhe ky veprim eshte ndermarre ne prezence te cdo pasagjeri. Ne fund te kontrollit ka mbetur nje valixhe brenda te ciles kishte sasine e marijuanes. Pas disa minutave policet kufitare arriten te identifikonin 25-vjecarin si personin qe kishte ne pronesi valixhen se bashku me mallin narkotik ne brendesi te saj. Ne momentin final i riu ka arritur te shkruaje nje sms me destinacion nje numer shqiptar ku lajmeronte nje individ se e kapen se bashku me drogen. Pasi eshte vertetuar se droga i perkiste Trifonit ai eshte arrestuar menjehere dhe materialet u percollen per ndjekje penale ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne kryeqytet.