Tirana blindohet nga një operacion gjigand policor
Ditën e sotme forca të shumta policore janë shpërndarë në rrugët kryesore të kryeqytetit duke ushtruar kontrolle. Postblloqe janë ngritur nga forcat speciale dhe nga RENEA dhe po kontrollohen të dyshuarit, për të kapur personat e shpallur në kërkim. Mësohet se ka patur të paktën 7 arrestime.
Ndërkohë, prej ditësh rrugët e Tiranës janë mbushur me postblloqe nga policët rrugorë, të cilët kanë nisur një operacion masiv për gjobat. Disa policë rrugorë flasin për një normë të caktuar gjobash që duhet të vendosin çdo ditë.