Kakavijë, prangoset doganieri dhe kontrabandisti i televizorëve

Kontrabandisti u hoq si polic rrugor. Doganieri e lejoi të kalonte pa tatim për televizorët
Kalimi kontrabandë i një sasie televizorësh LCD përmes Kakavijës, ka vënë në pranga kontrabandistin dhe punonjësin doganor. Në orët e vona të mbrëmjes së martë, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë bërë të mundur fillimisht arrestimin e kontrabandistit dhe më vonë pas deponimeve të tij, prangat iu vunë edhe doganierit. Pëllumb Kaziu, 37 vjeç nga Tirana dhe doganieri Agron Basha, 43 vjeç nga Lazarati, ndodhen në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, pasi rezultojnë të jenë konsumues të veprave penale të kontrabandës me mallra të tjera, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës, kur Pëllumb Kaziu me automjetin tip xhip Mitsubishi me ngjyrë blu me targa TR 3737 P, vinte nga Greqia përmes Kakavijës me një sasi malli prej 16 televizorësh të llojit LCD me madhësi nga 32 deri në 40 inchësh. Për të mos paguar asnjë detyrim doganor në Kakavijë, sipas policisë, 37- vjeçari ka rënë në ujdi në këtë shmangie të detyrimeve shtetërore, me punonjësin doganor, Agron Basha. Ky i fundit, dikur kryetar i Këshillit Komunal të Lazaratit, anëtar i PD, ka lejuar kalimin pa probleme të Kaziut drejt Tiranës, duke mos kryer asnjë praktikë për zhdoganimin e mallit. Sipas të dhënave policore, dëmi financiar i shkaktuar shtetit në këtë rast flagrant përllogaritet në 200 mijë lekë si shmangie e detyrimeve doganore. Kaziu ka ecur pa probleme deri në kufirin administrativ ku ndahet Gjirokastra me Tepelenën, nga ku është ndaluar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Në momentin e ndalimit, Kaziu u është prezantuar punonjësve të policisë si oficer policie i Krimit Ekonomik në Tiranë. Madje për të qenë i besueshëm, në automjetin e tij mbante një fenelinë me ngjyrë blu të ndezur mbi kabinë si dhe një tabelë si ato që përdor policia rrugore për ndalimin e automjeteve. Tabelën ndaluese kontrabandisti e mbante mbi kroskotin e xhipit me xhama të zinj me pamje të dukshme dhe të qartë nga jashtë, me qëllim që tju shmangej kontrolleve të policisë gjatë rrugës. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i televizorëve LCD, sinjalistikës së përdorur nga 37- vjeçari si dhe automjetit në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë së Gjirokastrës, Pëllumb Kaziu procedohet penalisht për herë të dytë, pasi në vitin 1995 ai është dënuar me pesë vjet burg për veprën penale të vjedhjes me armë të një automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme mbi veprat penale të Kontrabandës me mallra të tjera, Përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore dhe "shpërdorim detyre, parashikuar nga nenet 174, 246 dhe 248 të Kodit Penal.