E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Rama lojëra fjalësh për arsimin, nxënësit vuajnë turnet dhe mbipopullimin në klasa

Në gjimnazet dhe shkollat e kryeqytetit bëhet mësim me 2 turne, me nga 40 nxënës në klas렠
Gjimnazet dhe shkollat 9- vjeçare në Tiranë janë të mbipopulluara me nxënës, duke e bërë kështu shumë të vështirë mbarëvajtjen e procesit edukativ. Këto klasa, rezulton se përmbajnë gati 10-15 nxënës jashtë kapacitetit normal të tyre. Me reformat e ndërmarrë në sistemin arsimorë, shkollat nëntëvjeçarë po e vuajnë më shumë këtë fenomen, për arsye se këtyre shkollove u është shtuar edhe një vit shkollor, pikërisht klasa e 9-të. Dhe pse në shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm në kryeqytet ka klasat paralele, të cilat variojnë deri në 13 të tilla, në disa prej tyre procesi mësimorë zhvillohet me 2 turne. Reformat në sistemin arsimor, nuk e kanë lehtësuar aspak fluksin e nxënësve në klasat e shkollave të mesme, dhe pse është hequr një vit shkollorë duke ia kaluar sistemin 9 vjeçar. Shkolla e mesme publike "A. Z. Çajupi" në Tiranë, ka 1092 nxënës, 3 vite me nga 11 klasa paralele. Drejtoresha e gjimnazit "A. Z. Çajupi" në Tiranë, Albana Kosovrasti, pohoi për gazetën SOT, se klasat e profilit shoqëror janë më problematike për sa i përket mbipopullimit të tyre me nxënës. Sipas saj, vitin e kaluar çdo klasë e profilit shoqëror kishte nga 40-45 për nxënës, kurse këtë vit shkollorë, mesatarisht çdo klasë ka nga 38 nxënës, gjë e cila e bën të pamenaxhueshme klasën dhe jo efektiv procesin mësimorë. Numri i nxënësve për klasë nga 45 në 38, ka rënë për arsye të reduktimit të viteve të arsimit të mesëm, nga 4 vjeçar në 3 vjeçar. Megjithatë, ndryshimet në sistemin arsimor parauniversitar nuk sollën asnjë ndryshim, pasi ky sistem, ende vazhdon mësimin më turne dhe klasat janë të mbipopulluara si më parë. Më problematike situata konstatohet në provincat e Tiranës, ku për arsye të mbipopullimit mësimi zhvillohet me 3 turne, duke bërë të mundur uljen e nivelit të kontrollit ndaj nxënësit dhe shkurtimin deri në 25 minuta të orës së mësimit. Shkollat e mesme dhe 9- vjeçare në zonën e Kamzës, janë  në një gjendje kritike duke tejkaluar çdo normë dhe standard të parashikuar. Numri i nxënësve për klase në shkollat e kësaj zone arrin deri 55 të tillë, mësimi kryhet me 3 turne, orët shkurtohen deri në 24 minuta, në një  bankë ulen 3-4 nxënës, në kë mënyrë procesin edukativ është plotësisht i dështuar. E njëjta situatë konstatohet edhe në shkollat 9- vjeçare. Kështu, në shkollën 9- vjeçare Skënder Çaçi në Tiranë, çdo klasë ka mesatarisht nga 36 nxënës, kurse në ciklin fillorë, çdo klasë shkon në 32 nxënës. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, Teuta Graçi, numri i nxënësve për klasë është aq i lartë, sa që pengon procesin edukativ dhe ul nivelin e nxënësve. Ndërsa, shkolla 9- vjeçare publike Misto Mame po në kryeqytet, procesi edukativ nuk zhvillohet me 2 turne, por numri i nxënësve për klasë është relativisht i lartë, gati-gati nga 38 për çdo klasë.  Meqenëse numri i nxënësve për klasë është i lartë, e kemi shumë të vështirë të zhvillojmë normalisht procesin edukativ, sepse nuk mund të kontrollohet dhe menaxhohet një klasë e tillë. Edhe për të krijuar klasa të tjera paralele nuk mundemi, sepse mungon stafi pedagogjik dhe nuk plotësohet numri i nxënësve, kështu që përcaktimi i numrit të nxënësve për klasë duhej bërë që në shtator, në fillim të viti shkollor, pohoi për gazetën SOT drejtoresha e shkollës publike 9- vjeçare, Luljeta Kastrati. Mbipopullimi i klasave me nxënës ka qenë objekt bisede e vazhdueshme deri në Komisionin e Edukimit në Kuvendin Popullor, për problemet që sjell ky fenomen në uljen e nivelin e nxënësve dhe kaosit që krijon në sistemin arsimor.
Dështimi i procesit edukativ
Natyrisht, mbipopullimi i klasave, përveçse bën të pamundur kontrollin tërësorë të nxënësve, ul nivelin intelektual dhe i zhvesh ato nga përgjegjësi për të mësuar. Me uljen e kontrollit nga ana e stafit pedagogjik, bie edhe vullneti i nxënësit për të mësuar.  Mbipopullimi i klasave, i detyron nxënësit që të qëndrojnë deri 3-4 persona në një bankë, gjë e cila shpërqendron vëmendjen e tyre në procesin mësimorë, duke e kthyer në një proces argëtimi atë.  Në një orë prej 45- minutash, është e pamundur të kontrollohen, të vlerësohen  dhe njëkohësisht të zhvillohet tema e radhës, kur ke ne klasë mbi 40- nxënës. Në këso rastesh procesi i nxënies dhe i kontrollit bëhet i mangët, tha për gazetën SOT, drejtoresha e gjimnazit "A. Z. Çajupi", Albana Kosovrasti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›