E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije sekuestrohen 2 kg droge

Në orët e vona të ditës së hënë, në pikën jugore kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës, policia ka sekuestruar 2 kg lëndë narkotike, të gjetur në një autobus të kompanisë “Albania Interline”.

Droga, sipas burimeve policore, është gjetur brenda një kutie këpucësh, e ndarë në disa doza të vogla, ndërsa autobusi i kompanisë “Albania Interline” ishte i linjës Shkodër-Athinë. Nga informacionet e para të siguruara prej forcave policore, lënda narkotike e vendosur në këtë kuti, ishte një porosi e lënë në zyrat e kompanisë, me destinacion Athinën. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e autorëve të ngjarjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›