E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i 13-te i bisedimeve

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, përfunduan raundin e trembëdhjetë të bisedimeve, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Catherine Ashton, shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, nëpërmjet një komunikate tha se është diskutuar rëndësia thelbësore e “vazhdimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në javët dhe muajt që vijnë”, ndërsa u shpreh e kënaqur me përkushtimin e të dy kryeministrave. Në komunikatë thuhet se “tekstet e marrëveshjes për telekomunikacionin dhe energjinë janë pothuajse të përfunduar. Diskutimet do të vazhdojnë në ditët që vijnë, gjatë udhëtimit në Beograd Kosovë-SerbiKIPRED: Marreveshja, e mbajtur sekret Zhbogar: Të miratohet “amnistia” Daçiç: Amnistia, kusht jetik dhe Prishtinë”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton. Ajo është shprehur e kënaqur, që do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, pas vendimeve historike të Këshillit Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën. Më 28 qershor, Këshilli Europian vendosi hapjen e negociatave me Kosovën, ndërsa Serbisë i mundësoi ato për anëtarësim në janar të vitit të ardhshëm. Por, data e saktë e fillimit të tyre varet nga zbatimi në terren i marrëveshjes me Kosovën. Në kuadër të veprimeve për zbatimin e marrëveshjes, Parlamenti i Kosovës - të enjten - pritet të debatojë, për të dytën herë me radhë, ligjin mbi amnistinë, i cili synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veri. Javën që lamë pas, Parlamenti dështoi të miratojë këtë ligj, për shkak të reagimeve të shumta, meqë fushëveprimi i tij fillimisht u zgjerua në disa dhjetra vepra penale edhe jashtë veriut të Kosovës, duke nxitur shqetësimin e një pjese të forcave politike dhe organizatave joqeveritare. Qeveria vendosi të ndryshojë ligjin, që pritet të miratohet të enjten në Parlamentin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe një grup organizatash joqeveritare vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin, ndërsa këto të fundit filluan edhe nënshkrimin e një peticioni kundër tij. Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, tha sot në Bruksel se, miratimi i ligjit për amnistinë është i domosdoshëm për përparim në zbatimin e marrëveshjes, ndërsa nënvizoi se nuk do të ketë amnisti të gjerë, siç druajnë kundërshtarët e tij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›