Kakavijë, trafikonin shtetas me probleme në zonën Shengen, 3 në pranga
KAKAVIJË- 3 persona kanë rënë në pranga të policisë kufitare të Kakavijës, pasi akuzohen se ndihmonin personat me probleme në zonën Shengen për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt një shume të konsiderueshme parash.
Burime policore bëjnë me dije se falë operacionit të zhvilluar nga policia kufitare janë arrestuar shtetasit, Elton Duraj, Bardhyl Shkrela dhe Xhelal Koçia në cilësinë e udhërrëfyesit.
Nga hetimet paraprake mësohet se shtetasit e sipërpërmendur në momentin e arrestimit, po ndihmonin 9 persona të kalonin kufirin nga Shqipëria në Greqi, kundrejt shumës prej 500 eurove. Policia bën me dije se trafikantët kalonin persona në mënyrë ilegale pasi ato kishin probleme në vendet e zonës Shengen.
3 nga 9 shtetasit që prisnin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale, mësohet se ishin femra, nga Shkodra, Lezha, Berati. Ato udhëtonin në automjetin e të arrestuarit , Elton Duraj, tip Benz me targa ‘FR 1897 D’. Të arrestuarit ishin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë, ndërkohë që sot u finalizua arrestimi i tyre.
(e.m/BalkanWeb)