E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, e përplas makina aksidentohet rëndë këmbësori

TIRANË- E përplas makina plagoset rëndë këmbësori. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i Yzberishtit në Tiranë.

Burime policore bëjnë me dije se këmbësori, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije u përplas nga një automjet tip ‘Skoda’ me targa Yxo4860.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.

Policia ka bërë të mundur shoqërimi ne drejtuesit e mjetit dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›