Kalaja e Argjirosë, destinacioni i turistëve! Mbi 64 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të 2025

Vizitorë nga e gjithë bota po e vizitojnë kështjellën çdo ditë , ku njihen me historinë dhe prekin nga afër gjithë bukuritë natyrore që ajo mbart. Ata shprehen të mrekulluar dhe shfaqin një interes të lartë për këtë trashëgimi unike kulturore dhe historike.
“Vij nga Gjermania dhe më pëlqen ky vend, ka një arkitekturë shumë të bukur”, u shpreh një turist.
“Vij nga Italia dhe po vizitojmë kalanë që është shumë e njohur edhe në Itali”, tha një turist tjetër.
“Vijmë nga Bjellorusia, kalaja është e mrekullueshme dhe ka një arkitekturë fantastike. Është shumë e bukur ,dhe speciale. Do të qëndrojmë shtatë ditë, është hera e parë që vijmë në këtë vend dhe Shqipërinë e kemi në zemër”, tha një turist.
Ky monument i veçantë vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse ,ku gjatë pesë muajve të parë të vitit ka pritur rreth 64 mijë turistët vendas dhe të huaj.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/