E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kalaja e Argjirosë, më e preferuara e turistëve nga e gjithë bota


TIRANË, 22 korrik/ATSH/ DRTK Gjirokastër njoftoi për një rritje prej 45% të vizitueshmërisë në kalanë e Argjirosë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër tha se vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në kala, e cila regjistron sërish një numër të lartë vizitorësh për periudhën janar-korrik 2024.

Kjo e bën Kalanë e Gjirokastrës, destinacionin turistik më të vizituar dhe pëlqyer prej turistëve nga gjithë bota në trevat shqiptare.

100.000 mijë vizitorë vendas e të huaj e kanë vizituar Kalanë e Argjirosë gjatë kësaj periudhe, thënë ndryshe, 31.000 vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›