Festivali “Nona” në Përmet, Rama: Festa e gjysheve shqiptare

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Përmeti do të mikpresë në gusht festivalin “Nona”, festë e gjysheve shqiptare.
Festivali “Nona” në Përmet pritet të mbledh gjyshet nga e gjithë Shqipëria.
Kultura artizane dhe gatimet tradicionale nga duart e gjysheve, do të jetë fokusi i “Festivali i Nonave” në qytetin e vogël të luleve në Përmet.
Në festival pritet të ketë dhe panair të kulinarisë, muzikë me DJ në mbrëmje në sheshin kryesor të qytetit.
/m.m/