E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalaja e Elbasanit hap dyert për festimet e Ditës së Verës

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Rrugicat me kalldrëm të kalasë u mbushën me gjallërinë e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Elbasanit, në këtë vigjilje të Ditës së Verës.

Fëmijët e të rinjtë sollën me vete copëza nga trashëgimia e pasur kulturore e qytetit, duke ua prezantuar ato qytetarëve por edhe vizitorëve të Elbasanit.

Nxënësit e shkollave të Elbasanit bënë një prezantim të zanateve të vjetra, punimeve artizanale me grep e shtiza e deri te veshjet popullore dhe gatimet tradicionale. Në një farë mënyre, festa nisi që sot, duke marrë ngjyrat dhe aromat e kulturës elbasanase.
Muzika tradicionale dhe allet me kostumet karakteristike shtuan atmosferën festive, duke e kthyer kalanë në zemrën e festimeve për Ditën e Verës. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›