Kalaja e Tiranes, romake apo mesjetare?
Rrenoja qe doemos te cojne te gjurmet e Tiranes se vjeter! Por, ne c'shekull na cojne rrenojat e kalase qe dolen ne pah vetem nje muaj e gjysme me pare, ne vijim te kalase se Toptanasve?! Kane qene gati te gjithe njezeri deri me tani, duke pohuar se rrenojat e kalase datojne ne shekullin II. Mirepo, ish-drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures, Gjerak Karaiskaj, mendon ndryshe. Ai pohon se "kalaja daton ne shekullin XVIII, dhe per kete nuk kam pike dyshimi. Kjo verehet jo vetem nga menyra e ndertimit, kushtet historike te qytetit, por edhe nga germimi qe eshte bere". Kjo eshte edhe teza me e re e hedhur per datimin e rrenojave te kalase se Tiranes. Ndersa vetem nje dite pas daljes ne pah te rrenojave te kalase, arkitekti restaurator, Sulejman Dashi, u shpreh: "Teknika e ndertimit eshte me gure te medhenj, si kalaja e dikurshme. Gjurmet arkeologjike na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II ose III te eres sone". Dy teza qe e kundershtojne njera-tjetren, njera qe na con ne shekullin II dhe tjetra ne shekullin XVIII. Punimet e rruges dhe germimet per kalane jane nderprere aktualisht, pasi jane specialistet e bashkise me urbanistet gjermane qe po punojne per te zgjidhur ceshtjen e devijimit te rruges. Me pas do te jene arkeologet dhe studimet e tyre qe do te mirepercaktojne kohen kur datojne rrenojat e kalase se Tiranes.