Nis restaurimi i 7 shtepive karakteristike
Qyteti i gurte flitet e perflitet per vlerat e medha te trashegimise kulturore qe mbart. Mjerisht, pas ketij artikulimi s'mund te shtosh se, nje pjese e shtepive karakteristike jane drejt rrenimit. Se brendshmi asgje nuk ka ndryshuar prej tyre, jane po ato tavane druri te gdhendur nga mjeshtrit shqiptare, oxhaqe, senduke dhe afresket ne mur. Vlera te rralla mbi te cilat nese nuk vihet dore, rrezikojne te mos mbeten gjate aty. Nder vite jane restauruar jo pak prej shtepive karakteristike te Gjirokastres, por duhet padyshim bere me shume. Nje projekt i UNESCO-s, nen mbrojtjen e se ciles eshte aktualisht qyteti muze, ka nisur per restaurimin e 7 shtepive karakteristike te Gjirokastres. Nga 1.2 milione dollare, per fazen e pare jane akorduar 600 mije dollare dhe shpejt do te nise nje tjeter faze, ne te cilen do te restaurohen te tjera shtepi ne rrezik. Periudha me e intensive e ndertimit te shtepive daton rreth viteve 1800-1860.
Ne brendi te kalase se Gjirokastres ndodhet edhe muzeu i armeve, ne te cilin jane ekspozuar arme te prodhuara dhe perdorura nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre qe ne kohet e lashta. Per here te pare ajo permendet ne nje dokument te vitit 1336, me emrin Argyropolihne (qyteterimi i Argjiros), por njihet nder te huaj sidomos si vendlindja e udheheqesit te Shqiperise gjate kohes se komunizmit, Enver Hoxha.