Kalendar me (zh)veshje kombëtare

Fadil Berisha konsiderohet si fotografi shqiptar më i njohur në botë. Janë shumë vajza shqiptare, të cilat sot janë në majat e suksesit, që i janë mirënjohëse atij për ndihmën dhe forcën që u ka dhënë për t’ia dalë mbanë.
Mes modeleve që fotografi ka ndihmuar drejt suksesit, është edhe Anxhela Martini, me të cilën ai ka realizuar një projekt të veçantë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha ka paralajmëruar publikimin e një kalendari, me fotografi të realizuara në Shqipëri.
Në fotografitë e publikuara, modelja shfaqet me veshje me elemente kombëtare shqiptare, që zbulojnë shumë nga hiret e saj femërore. /Indeksonline/