E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Dedaj e kërkon heqjen e përmendores, 20 policë e ruajnë

(E plotësuar) Në një komunikatë për media, LPK thekson se një monument i tillë komunist, fatkeqësisht sot gjendet në qendër të Prishtinës, i cili simbolizon vëllazerimin dhe bashkimin e shqiptarëve, serbëve e malazezve siç quhet ndryshe “monumenti i trekëndëshit” në emër të të cilit janë vrarë, masakruar, burgosur dhe torturuar me mijëra shqiptar dhe si i tillë me procedura urgjente duhet te rrënohet nga vete komuna e Prishtinës.

Partia Liberale e Kosovës shprehe edhe njëherë indinjatën e thellë për rrëenimin e dhunshëm të Monumentit te UÇPMB-së në Preshevë nga forcat policore të Serbisë ku ishin ta skalitur emrat e atyre që vetë Serbia i kishte vrarë se donin te ishin te barabartë, të lirë dhe të jetonin në paqe e demokraci. Ky akt vandal duhet te korrigjohet dhe Monumenti i UÇPMB-së të rikthehet në vendin e tij dhe Beogradi zyrtar të kërkoj falje për këtë skandal denigrues.

PLK nuk mendon se shqiptaret duhet te revanshohen me te njëjtat metoda dhe duhet të distancohen nga çdo formë e vandalizmit te varrezave dhe objekteve fetare te kultit, por është e drejtë legjitime që institucionet e pushtetit komunal te rivlersojnë dhe fillojne procedurat per heqjen e te gjitha atyre monumenteve dhe simboleve te komunizmit te cilat kane karakter politik dhe ringjallin kujtesën e popullit shqiptar për krimet e ndodhura në emër te parullës demagogjike te “vëllazërim-bashkimit”në kohen e komunizmit barbar.

Një monument i tillë komunist, fatkeqësisht sot gjendet në qendër të Prishtinës, i cili simbolizon vëllazerimin dhe bashkimin e shqiptarëve, serbëve e malazezve siç quhet ndryshe “monumenti i trekëndëshit” në emër të të cilit janë vrarë, masakruar, burgosur dhe torturuar me mijëra shqiptar dhe si i tillë me procedura urgjente duhet te rrënohet nga vete komuna e Prishtinës.

Kryetari i Komunës Mustafa dhe autoritetet e Kuvendit Komunal te Prishtinës duhet ti fillojnë këto procedura te rrënimit te këtij objekti fyes dhe famëkeq komunist dhe në të kundertën nëse autoritetet komunale nuk tregojnë azhuritet e gatishmëri këtë gjë atëherë do te duhej ta bënin vetë qytetarët e Prishtinës nëse komuna e neglizhon këtë kërkesë legjitime.

Që të mos përseritët historia dhe krimet kundër popullit shqiptar është mirë të fshihen nga faqja e dheut te gjitha objektet dhe simbolet politike te cilat na rikujtojnë komunizmin dhe periudhën më të errtë të tij duke përfshirë edhe kohen e neofashizmit millosheviqian, thuhet në fund të komunikatës së LPK-së.

---

Mbi 20 Policë të Kosovës po e ruajnë përmendoren prapa ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, e cila simbolizon Vllaznim-Bashkimin, nga koha e Jugosllavisë.

Ndërkohë afër policëve po qëndrojnë dhjetëra nxënës së shkollave të mesme duke protestuar kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

Dje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka dhënë urdhër që të shtohet prezenca e policëve afër çdo objekti të trashëgimisë kulturore në Kosovë./V.K /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›