E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni aksidenti rrugor 8 viktima

Përplasja e një autobuzi me dy automjete të tjera në një rrugë malore në jug të Kalifornisë shkaktoi të paktën tetë të vdekur e dhjetera të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth 130 km ne lindje të Los Anxhelosit. Zyrtarët thonë se te pakten 27 vetë janë dërguar nëper spitalet e zones, ndersa 6 prej të lënduarve, sipas raporteve në media, jane në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i fatkeqesisë nuk dihet ende, por mendohet se shoferi mund te kete pasur probleme me frenat gjate kohes qe zbriste ne rrugen e kthimit nga resorti “Big Bear”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›