E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri rikthehen bombardimet ne Alepo

Nuk ka qetësi për Alepon, qytetin e dytë më të rëndësishëm të Sirisë, ku forcat qeveritare i jane rikthyer bombardimeve duke shkaterruar disa shtepi banimi e duke marre te pakten 16 jetë njerëzish.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me baze në Britaninë e Madhe foli për raketa që kanë goditur disa ndërtesa në lagjen “Ansar”.

Një video amatore e postuar në internet tregoi dhjetëra njerëz që kërkonin me ankth nëpër rrënoja për të mbijetuar.

Aktivistet thonë se 10 prej viktimave ishin fëmije. Deri tani, për bilancin e vdekjeve nuk ka pasur ndonje konfirmim te pavarur. Siria
Clinton: Rusia dhe Irani, jo mbështetje Sirisë
Sulmi izraelit, Siria proteston në OKB
Siri, zbulohen dhjetëra të ekzekutuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›