E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni, policia sulmon kabinën ku strehohej një ish-polic I dyshuar për vrasje

Mediat amerikane thonë se autoritetet në Kaliforni sulmuan një kasolle ku i dyshuari për vrasje Christopher Dorner besohej të ishte strehuar.

Policia nuk ka gjetur ndonje trup në rrënojat e kabinës, në pyll jashtë qytetit Los Anxheles, ndërsa policët dëgjuan një të shtënë të vetme ndërsa ata hynë në kabinë.

Më herët policët hodhën gaz lotsjellës dhe thyen dritaret në përpjekje për të kapur të dyshuarin, ndërsa thonë se nuk e dinë burimin e flakës që shkaktoi djegien e kabinës.

Dorner, i cili u shkarkua nga puna e tij si oficer policie në Los Angeles, kishte qenë në arrati për një javë. Ai kërkohej për katër vrasje, përfshirë një zv/sherif dhe bijën e një ish-kapiten të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›