E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni shperthen gazsjellesi 1 i vdekur dhe 28 te plagosur

Te pakten nje person ka humbur jeten dhe me shume se 30 te tejre jane plagosur si pasoje e nje shperthimi te forte te ndodhur ne afersi te aeroportit te San Francisco-s. Shperthimi eshte regjistruar ne zonen e San Bruno-s dhe ka te ngjare qe shkak te kete qene rrjedhja e gazit natural qe kalon ne tubacione nentokesore. Per pasoje disa shtepi jane perfshire nga flaket e medha ne hyrje te Kalifornise duke krijuar panik ndermjet banoreve. Qindra shtepi jane demtaur nga shperthimi i fuqishem qe u regjistrua rreth ores 18 sipas ores kaliforniane ndersa rreth 60 jane shkaterruar plotesisht. Flaket e zjarrit arrinin deri ne 100 metra lartesi dhe vala e perhapjes ndihej ne nje distance prej disa kilometrash. Shume njerez menduan fillimisht se behej fjale per nje termet. Per disa ore radhazi flaket jane favorizuar nga era e forte. E ndersa banoret largoheshin nga shtepite e tyre ekipet e zjarrfieksave perpiqeshin te shuanin flaket. Linja e gazit i perkiste njesise kaliforniane Pacific Gas amp Electric Co.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›