E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i rezolutesGjermania Suksesi politikes europiane

BERLIN- Ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Vestervele ka mirepritur vendimin e Serbise per te ndryshuar projekt-rezoluten per Kosoven te derguar nga Beogradi per diskutim ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Ky eshte nje sinjal i qarte se Serbia e shikon te ardhmen ne BE tha Vestervele ndersa shtoi se hapi i ndermarre nga presidenti Tadic ishte i rendesishem dhe nje sukses i politikes se jashtme evropiane.

Ne tekstin e ri te propozim-rezolutes Serbia ka hequr dore nga kerkesat per te denuar shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe per rifillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves.

Dokumenti i ri mirepret gatishmerine e BE-se per te lehtesuar procesin e dialogut mes Serbise dhe Kosoves.

Ministri i Jashtem gjerman u ka bere thirrje te gjitha paleve te fillojne bisedimet me shpejtesi dhe te arrijne rezultate konkrete.

Projekt-rezoluten e ndryshuar e ka dorezuar ne Asamblene e Pergjithshme ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic. Asambleja pritet te debatoje mbi dokumentin ne fjale mbremjen e sotme.
e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›