E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni, vazhdon zjarri në Parkun eYosemite, rrezikohen 5000 shtëpi

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ 2700 zjarrfikës në terren SHBA - Zjarrfikësit në Kaliforni janë duke luftuar për të shuar flakët e një zjarri të fuqishëm që ka dalë nga kontrolli në afërsi të Parkut Kombëtar të Yosemite-it. Më tepër se 5,000 shtëpi janë të rrezikuara nga zjarri i nisur që prej 17 gushtit i cili është frenuar vetëm në masën 5 për qind. 

Më shumë se 2,700 zjarrfikës janë në terren, por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, deri tani nuk kanë mundur të frenojnë flakët që po favorizohen edhe nga erërat e forta. Në zonë po përdoren edhe disa aeroplanë që mbartin ujë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. 

Një zyrtar i Parkut Kombëtar vuri në dukje vështirësinë e luftës kundër zjarreve në pyje, pasi zjarrfikësit po ndeshen edhe me kushtet e vështira të terrenit. Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown shpalli të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme në San Francisko pasi zjarri ka dëmtuar infrastrukturën elektrike që furnizon qytetin me energji. 

Evakuimet e banorëve ku disa të vullnetshme dhe disa të detyrueshme, kanë qenë të mëdha. Parku i famshëm Yosemite u shpall Zonë e Trashëgimisë Botërore në vitin 1984 dhe konsiderohet një prej parqeve më popullore në të gjithë globin.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›