E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalim i paligjshem i kufirit arrestohet nje 53 vjecar

TIRANEuml-Nje 53 vjecar i dyshuar per dhenie ndihme ndaj disa shtetasve per kalim te paligjshem te kufijve u arrestua nje dite me pare ne Tirane.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bene te ditur sot se shtetasi Besim Bala 53 vjec lindur dhe banues ne Tirane u arrestua ne vazhdim te operacionit te koduar Korridori i lire i nisur qe ne vitin 2008.
Ky shtetas sipas policise ne periudha te ndryshme kohore ne bashkepunim me persona te tjere disa prej te cileve te arrestuar ka transportuar shoqeruar dhe realizuar kontrabandimin e disa shtetasve shqiptare duke kaluar ne menyre te paligjshme kufijte e Shqiperise dhe Greqise per ti cuar ne drejtim te vendeve te Bashkimit Evropian.
Nga hetimet e kryera nga strukturat e Policise se Shtetit ka rezultuar se shtetasi Besim Bala ishte pjese e nje grupi kriminal nderkufitar ne kete fushe. Ndaj tij Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e sigurise arrest me burg per vepren penale ndihme per kalim te paligjshem te kufijve.
Behet e ditur gjithashtu se strukturat e Policise se Shtetit vazhdojne hetimet per venien para drejtesise te personave te tjere te implikuar ne kete veprimtari.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›