E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalim ilegal në kufi, ndalohen 5 sirianë, në pranga 2 trafikantët shqiptarë

Shqipëria vazhdon të mbetet vend tranzit për kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj në drejtim të vendeve fqinje. Gjatë ditës së sotnme policia e Fierit ka ndaluar 5 shtetas sirianë si dhe dy shtetas shqiptarë në aksin Levan-Tepelenë.

Pesë shtetasit sirianë u arrestuan, pasi akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa mbi dy shqiptarët e ndaluar, përkatësisht Arben Mërrukut dhe Fisnik Dervishit rëndon akuza për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur u kapën teksa udhëtonin në autobusin me targa TR 46 79 S, ndërsa mësohet se transporti i 5 shtetasve sirianë kryehej kundrejt shumës 50 euro personi. Lidhur me këtë rast materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme të rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›