E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja e dytë, skuadra e Obamës rrit pritshmëritë për debatin me Romney-n

SHBA- Ekipi i presidentit Barack Obama thotë se ai do të bëjë një rikthim të fuqishëm në ritakimin e së martës në debat me sfidantin e tij republican, Mitt Romeney-n, raporton BBC.

Ndihmësi i tij kryesor Robert Gibbs thotë se ai po prêt që Zoti Obama të jetë energjik, pas shfaqjes së tij pasive në debatin e parë.

Në këtë takim dy kandidatët do të marrin pyejte për politikën e brendëshme dhe të jashtme dhe do të ndiqen nga një audience prej 80 votuesve të pavendosur në një sallë të stilit forum. Me 21 ditë që ndajnë nga zgjedhjet presidenciale, gara në thelb është e bllokuar.

Teksa beteja për një mandate të dytë po afron lideri demokrat po përpiqet të ul ritmin e ngushtimit të rezultatit me kandidatin republican, sidomos pas zotërimit të debatit që ai bëri herën e shkuar.

Debati 90 minutësh që do të zhvillohet në Universitetin Hofstra në Long Islan, Neë York fillon në orën 21:00 me orën lokale dhe do të moderohet nga korrespondenti i CNN-it Candy Crowley.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›