E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimash, reagon Olldashi: Më në fund socialistët vizituan tunelin

Tiranë, 11 nëntor NOA Vizita e deputetëve socialistë ditën e sotme në tunelin e Kalimashit ka sjellë dhe reagimin e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi i cili në një deklaratë për shtyp nuk nguroi të përshëndesë udhëtimin e socialistëve.

Partia Socialiste organizoi sot një vizitë në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe në mënyrë më të vëmendshme në hyrjen e tunelit Thirrë-Kalimash.

Unë doja që në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ta përshëndesja këtë vizitë.

Është shumë pozitiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit ka deklaruar Olldashi.

Sipas tij, do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë Rama.

Por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për ti përcjellë Rama ndjesi veçanërisht pozitive, të cilat mund ti shërbejnë për ti larguar frikën nga tuneli ka deklaruar me theks ironik kreu i transporteve ndaj udhëtimit të socialistëve.

Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën  socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme  detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjeçar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmendje të veçantë përfundoi olldashi.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›