E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Konsulli i Pakistanit u emërua në 2004 nga Islami dhe jo nga Berisha

Tiranë, 11 nëntor NOA Partia Demokratike ka reaguar sot me anë të zëdhënëses së saj Erla Mëhilli për lajmin e publikuar në disa media se Berisha ka emëruar si Konsull në Pakistan, Safar Ansar për shkak të interesave të tij.

Sot në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mashtron shqiptarët me shpifjen e fundit ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit, zotit Sali Berisha sipas së cilës zoti Zafar Ansar është emëruar nga Kryeministri Berisha si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit për shkak të interesave të tij familjare.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike sqaron se sipas dokumenteve autentike që disponon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Zafar Ansar është emëruar në Detyrë si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit më datë  15 dhjetor të vitit 2004, nga Ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Kastriot Islami deklaroi Mëhilli.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›