E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kallas në veri të Kosovës: Ndërkombëtarët e japin pasqyrën më të saktë për situatën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka vizituar veriun e Republikës së Kosovës ku ka theksuar se është i rëndësishëm roli i ndërkombëtarëve në veri për ta parë situatën ashtu siç është në të vërtetë.

Ajo vuri në dukje se ka narrativa të ndryshme për situatën, ku “njëra palë thonë një gjë e tjetra diçka tjetër, por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu e japin një pasqyrë mjaft të saktë”.

“Prandaj është e rëndësishme që të flas me njerëzit në terren ashtu që të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta bërë të ardhmen të sigurt për të gjithë në Kosovë”, ka thënë ajo në Mitrovicën e Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›