Florian Virc zgjedh Liverpulin

Florian Virc nëse largohet nga Leverkuseni e bën për të luajtur në “Anfield Road”. Sipas disa medieve të huaja beoshet se lojtari e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur që ti bashkohet ekipit kampion në Angli.
21-vjeçari prej kohësh ka qenë në krye të listës së dëshirave të Bajernit të Mynihut, por ditën e sotme mësohet se ka ardhur edhe vendimi final.
Sipas medieve të huaja mes Liverpul dhe Leverkusen ende nuk ka një akord, por shifra e kërkuar nga klubi gjerman në këmbim të talentit mendohet se nuk do të jetë një problem për skuadrën e Arne Slot.