Kallas takoi Kurtin e Vuçiç: Autorët e sulmit terrorist në Zubin Potok të përballen me drejtësinë

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/ Shefja e re e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka pritur sot në takime të ndara në Bruksel kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kallas në një postim në X, ka porositur se rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë, Kallas ka thënë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
“E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo. /Kosovapress/
I met @avucic and @albinkurti today.
The only way to EU membership is through normalisation of their relations, on the basis of the Ohrid agreement.
I welcomed the readiness to fully cooperate after the recent terrorist attack. Perpetrators must face justice. pic.twitter.com/SRChOiwPb2
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 3, 2024