E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kallëzim penal kundër sulmuesit të Ministrit Hoxhaj

Policia e Kosovës ka liruar Muhamet Dabiqajn, që kishte sulmuar ministrin e Arsimit Enver Hoxhajn, ndërkohë që ka ngritur kallëzim penal kundër tij për tentim kanosje ndaj personit zyrtar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, sipas të cilit gjatë ditës së mërkurë policia ka kompletuar lëndën ndaj të dyshuarit dhe tashmë rasti ka kaluar në prokurorinë komunale, e cila e ka liruar atë në procedurë të rregullt.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Enver Hoxhaj, është sulmuar dje nga Muhamet Dabiqaj, punonjës i Ministrisë së Administratës Publike për siç merret vesh, çështje personale.

Zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura motivet e këtij incidenti. /kosovapress/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›