Bie B2, aplikohen reduktime të ashpra

Pavarësisht sezonit veror, kur kërkesat e konsumit nuk janë të larta sikur në dimër, KEK-u prapëseprapë nuk po arrin të furnizojë me rregull konsumatorët e tij me energji elektrike, duke aplikuar reduktime të ashpra për shkak të rënies nga sistemi të njësisë B2.
Zyrtarët e KEK-ut, të kontaktuar nga Kosovapress, nuk kanë dashur që të prononcohen, duke thënë se do të dërgojnë vetëm një komunikatë për media.
Në komunikatë bëhet e ditur se si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë B2, për shkak të një defekti në kracer, të mërkurën në ora 1:26 pas mesnate, është rënduar situata e furnizimit me energji elektrike.
Pas rënies nga sistemi të këtij blloku, konsumatorët e kategorisë A furnizohen 5:1 në favor të dritës, ata të kategorisë B kanë tri orë dritë dhe tri orë janë pa të, derisa kategoria C e ka edhe më keq, duke u furnizuar me vetëm dy orë me energji elektrike, ndërsa për katër orë të tjera nuk kanë energji elektrike.
KEK-u premton se gjendja pritet të përmirësohet shumë shpejt, pasi është siguruar energji elektrike shtesë nga marrëveshja e bashkëpunimit të shkëmbimit të energjisë elektrike me Shqipërinë, përderisa importi do të nisë nga data 1 korrik, kur edhe hyjnë në fuqi kontratat për import të energjisë elektrike.
Në dispozicion janë tri blloqe, përkatësisht A4 dhe A5 të Termocentralit “Kosova A” dhe njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”. Njësia B2 parashihet të kthehet në sistem në orët e vona të mbrëmjes, pas sanimit të defektit teknik në kracer.
KEK-u paralajmëron konsumatorët se gjatë kohës së verës se “ndodhitë e papritura” mund të rezultojnë në ndërprerje të furnizimit, sidomos gjatë kohës së konsumit në periudhë të pikut.
“Reduktimet eventuale do të kryhen në pajtim me rregullat e programit ABC të ZRrE-së. Me mungesë furnizimi do të mund të ballafaqohen të gjitha kategoritë. Prioritet do të kenë paguesit e rregullt, përkatësisht konsumatorët që janë në kategorinë A”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.