E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kallëzimi ndaj Bufit dhe “Aktivistit”, Flamur Noka në SPAK: Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar

Deputeti demokrat Flamur Noka i grupit të Sali Berishës, është paraqitur në SPAK këtë të martë (23 maj)  lidhur me kallëzimin penal ndaj Kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufit për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas Nokës, Bufi ka penguar, shantazhuar dhe kërcënuar për të votuar lirisht, punonjësit e administratës gjatë fushës zgjedhore për zgjedhjet e 14 Majit.

Po ashtu, Noka ka depozituar në SPAK edhe të dhëna për aplikacionin “Aktivisti” që sipas tij, shantazhon dhe kërcënon administratën.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Noka akuzoi Rilindjen se ka bërk batërdi gjatë fushatës zgjedhore.

“Në këtë fushatë zgjedhore Rilindja ka bërë një batërdi. Në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Zonjën Majlinda Bufi, kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për të devijuar me dhunë votën, dhe për të famshmen çështje “Aktivisti” që shantazhon dhe kërcënon administratën. Këto janë krime të rënda zgjedhore të cilat ne do i çojmë deri në fund.

Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar. Fakti që jam unë këtu hetim penal ka për çështjen e aktivistit dhe zonjën Bufi. Vota duhet të jetë e lirë. Regjim nuk mund të pranojë Shqipëria. Ka nevojë të zhvillohen zgjedhje të lira dhe jo vota të jetë mall tregu”, tha ai.

Noka shkon më tej me akuzat duke thënë se prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim për të shantazhuar opozitën.

“Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk kishte përballë vetëm Rilindjen, por dhe shtetin me të gjithë mekanizmat e tij, krimin dhe paratë e korrupsionit nuk përbëjnë risi. Por prokuroria dhe policia kanë qenë në shërbim për të trysnuar dhe shantazhuar elementet opozitarë”, tha deputeti demokrat.

Kallëzimi ndaj kryebashkiakes Bufi është bërë më 9 maj, ku kërkonte “regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›