Kalonin mallra kontrabandë me autobusët e një agjencie udhëtimi, pranga dy shoferëve

Tiranë, 10 shtator, NOA Të punësuar si shoferë të autobusëve të linjës Tiranë-Athinë-Tiranë të Agjencisë së Udhëtimve Euro Interlines transportonin dhe mallra fshehurazi me autobus me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
Pëllumb Shelqezi, 36-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lundër dhe Romeo Astrit Karafili, 44- vjeç, lindur dhe banues në Tiranë që të dy punonjës si shoferë në agjencinë e udhëtimeve Euro-Interlines janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor Udhëtari, të realizuar nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar dhe forcave policore të Tiranës.
Arrestimi i tyre erdhi në kohën kur dy shoferët në vendin e quajtur rruga Jordan Misja, në një parkim autobusesh pranë Nyjes së Betonit po kalonin mallin nga autobusi për tek mjeti tip Opel Vektra, me targa greke IHT 4344, i cili drejtohej nga Shkëlqim Sadiku, 36-vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tirane, tregtar si subjekt Shkëlqim Sadiku që ishte dhe porositësi i mallit.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se për dy shoferët e agjencisë Euro-Interlines kishte informacione se sillnin nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kakavi, mallra industriale, si pantallona xhinse, këmisha, jelek xhinsi, xhaketa të ndryshme, funde dhe bluza të llojeve të ndryshme, të cilat i kalonin të fshehura në autobus me qëllim shmangien nga detyrimet doganore.
Në momentin e kapjes në flagrancë të akuzuarit po shkarkonin mallrat, të cilat i kishin fshehur në një nga autobusat e linjës së udhëtarëve Euro Interlines, me targa TR 7215 L Gjatë kontrollit të ushtruar edhe në ambientet e subjekteve tregtare Kushtrim Abazi dhe Shkëlqim Sadiku , që kishin porositur mallin, rezultoi se kishte mallra të pajustifikuara me faturë tatimore, mall i cili u konfiskua në cilësinë e provës materiale.
Policia sekuestroi 3800 pantallona xhinse të markave dhe modeleve luksoze, 450 bluza dhe këmisha të llojeve të ndryshme, 120 funde, 20 xhaketa, dhe 122 jelek xhinsi.
Gjithashtu bllokua autobusi i linjës Euro Inetlines, me targa TR 7215 L dhe autovetura tip Opel vektra, me targa IHT 4344.
Vlera e provave materiale të sekuestruara dhe konfiskura arrin vlerën 120 mijë euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë, kontrabanda me mallra të tjera dhe zbatimi i ligjit ndaj personave juridik, gjithashtu ka filluar proçedimi në gjendje të lirë, për veprën penale të tregtimit të mallrave kontrabandë, në ngarkim të shtetasit K. A.
f.sh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")