Arrestohet në Mal të Zi trafikanti nga Tirana, po dërgonte në Itali 2 motra minorene

Mali i Zi, 10 shtator NOA-Policia malazeze konfirmoi të enjten se në vendkalimin kufitar midis Kosovës e Malit të Zi, në Kullë, është parandaluar trafikimi i dy vajzave të mitura nga Shqipëria, të cilat mendohet se nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të shkonin në Itali.
Në mjetin e tipit Mercedes me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar I.P. (56) nga Peja, sipas policisë malazeze, ndodheshin tre shtetase të Republikës së Shqipërisë, prej moshës 21 deri në 27 vjeçare.
Në ulëset e fundit ishin të fshehura edhe dy motrat e mitura I.M. dhe L.M. nga Shqipëria, të cilat nga dokumentet personale kishin vetëm certifikatën e lindjes me fotografitë e tyre, tha zëdhënësja e policisë, Tamara Popovic.
Ato i deklaruan policisë se gjoja janë nisur të vizitojnë gjyshen në Mal të Zi, por nuk dinin emrin as vendndodhjen e saj.
Zëdhënësja e Drejtorisë së policisë malazeze, Tamara Popovic thotë se pas hetimeve të bëra të policisë, motrat e mitura shqiptare janë dorëzuar në Qendrën e asistencës sociale, ndërsa ndaj tre shtetasve shqiptarë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, është bërë kallëzim penal në Gjyqin themelor të Rozhajës.
Policia malazeze thotë se dyshohet që një person nga Tirana, të cilit klientët i kishin paguar nga 2.800 euro për ti nxjerrë ilegalisht nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për në Itali.
Taksia nga Peja është dashur ti transportojë klandestinët deri në Rozhajë, e pastaj do ti merrte një person, deri më tani i panjohur për policinë, për ti dërguar edhe dy motrat e mitura në Itali, ku gjoja i kanë prindërit.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")